5 Rregulla për të investuar me zgjuarsi në sektorin imobiliar

 

Sektori imobiliar është një sektor interesant në këndvështrimin e një biznesi të mundshëm për çdo familje. Të gjithë herët a vonë mendojnë të blejnë një shtëpi për ta rishitur atë ose për ta dhënë me qira duke përfituar të ardhura cdo muaj.

Falë eksperiencës sonë të gjatë në sektorin imobiliar mund t’ju vijmë në ndihmë me disa këshilla të rëndësishme që duhet t’i vini në zbatim për të qenë të sigurt që jeni duke bërë një investim të mirë. Këshilla kryesore që kemi për ju është të drejtoheni tek një agjensi imobiliare për të marrë ekspertizën e duhur dhe pë të kursyer kohë edhe para.

Në teori çdo gjë është e thjeshtë nëse mbani parasysh që duhet të blini me cmim të mirë, të negocioni mirë kushtet e transaksionit dhe të keni kujdes të mos bini në dashuri me produktin, por me të ardhurat që ky produkt mund të ofrojë në momentin që do ta shisni atë sërish.

Në vijim do të gjeni 5 rregullat bazë për të kryer me sukses një investim në sektorin imobiliar:

1.Paratë bëhen kur blen një shtëpi për investim jo kur e shet atë

Me fjalë të tjera duhet të kërkoni në treg prona me cmime okazion. Në këtë mënyrë nuk gabon kurrë. Sa më i lartë të jetë marzhi nga cmimi i tregut, aq më e thjeshtë do të jetë ta shesësh pronën nesër.

Nëse blen me çmim tregu, siç bëjnë disa, duke menduar se çmimi I shtëpive është gjithnjë në rritje,me luhatjet që pëson tregu në momente të caktuara mund të pësosh edhe humbje të konsiderueshme.

2. Bli gjithmonë tek një Shitës i motivuar

Një shitësi I motivuar është një njeri që ka një arsye konkrete për të shitur pronën, për arsyet e tij personale që nuk i fsheh. Me fjalë të tjera rrini larg njerëzve që kanë para dhe kohë për të  humbur sepse duan të përfitojnë në maksimum nga prona e tyre. 

Mundohuni të “gjuani” për një shitës që nuk ka kohë apo para.

3. Duhet të biesh në dashuri jo me pronën por me marrëveshjen e ofruar  

Rreziku që të dashurohesh me një pronë të caktuar sa të mos ruash objektivitetin e ta mbivlerësosh është një gjë e zakonshme në këtë sektor. Kujdes, ajo që gjeneron fitime nuk është prona në vetvete, por marrëveshja mbi pronën në të cilën po investoni. Fokusi pra duhet të orientohet tek marrëveshja e jo tek prona. Nëse marrëveshja është e favorshme për ju atëherë keni bërë investimin e duhur.

5. rastet e mira për të investuar në prona mund t`i hasësh çdo ditë

Ujditë e mira imobiliare ndodhin përditë, problemi është t’i piketosh ato në treg. Binduni që okazionet ekzistojnë, mjaft të fillosh t’i kërkosh pa u lodhur dhe pa u dekurajuar.Nga ana praktike, nëse prona që ke piketuar dhe po trajton nuk të bind plotësisht, lëre atë dhe kalo tek një pronë tjetër. Proverbi popullor “deti është i mbushur plot me peshq” vlen edhe në këtë rast.