Arkitekti këshillon! – 5 ngjyrat e mureve që ndikojnë gjendjen tonë shpirtërore!

Arkitekti këshillon;

5 ngjyrat e mureve që ndikojnë gjendjen tonë shpirtërore!

Ngjyrat në përgjithësi influencojnë shumë psikologjinë e njeriut. Këtë fenomen e vërejmë në mënyrë të veçantë tek ngjyrat e veshjeve, sidomos në stinën e verës, por jo vetëm. Në fakt ngjyrat që na rrethojnë kanë kaq shumë ndikim në mendjen tonë sa mund të ndryshojnë edhe mënyrën tonë të jetuarit në një ambjent, aq më shumë në një ambjent ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës, siç është shtëpia jonë. 
Për këtë arsye ngjyrat e mureve të shtëpisë apo ambjenteve të punës duhet të studiohen dhe zgjidhen në mënyrë që të kenë një ndikim sa më pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore . Më poshtë do të rendisim disa nga ngjyrat më të rëndësishme dhe të përdorura që ndikojnë në mënyrë të drejtërdrejtë në psikologjinë e njeriut.

1. Ngjyra e verdhë
Ngjyra e verdhë është një ngjyrë që thith mjaft mirë dritën dhe jo në mënyrë të bezdisshme si e bardha. Kjo ngjyrë përcjell opinione dhe klimë pozitive, na ndihmon të jemi më të gjallë dhe aktivë. Një ambjent i përshtatshëm për t’u lyer me të verdhë është padyshim kuzhina, por edhe salla e ndenjes ose çdo ambjent tjetër ku njerëzit mblidhen për të biseduar.

2. Ngjyra blu
Ngjyra blu lidhet ngushtë me produktivitetin dhe është shumë e përdorur në ambjentet e punës. Kjo ngjyrë rekomandohet veçanërisht për ambjente pune që ngjallin profesionalizëm dhe siguri si zyra, salla konferencash, studio në shërbim të publikut, etj.

3. Ngjyra e gjelbër
Ngjyra e gjelbër është ngjyra që ofron qetësi prandaj është e këshillueshme të përdoret në ambjente të mëdha publike si qendra tregtare, dyqane, etj por nuk përjashtohen edhe në ambjentet e shtëpisë. Duke qenë që kjo ngjyrë arrin të dhurojë qetësinë e munguar në momentet më stresuese të ditës, do të ishte e përshtatshme edhe për ambjente si studio pune në shtëpi apo edhe dhomën e gjumit..

4. Ngjyra e kuqe dhe portokalli
Në fakt është e vështirë të shohësh ambjente të lyera me këto ngjyra sepse është shumë e vërtetë që ngjyra e kuqe dhe ngjyra portokalli nxisin aktivitetin fizik dhe mendor dhe rrisin dëshirën për të bërë sa më shumë gjëra. Muret e lyera me të kuqe apo portokalli mund të jenë të përshtatshme për një zonë gatimi-ngrënieje në një shtëpi personash iperaktivë ose për mjedise aktivitetesh si palestra, qendra lojrash etj. Duke patur parasysh që të vegjëlit janë në vetvete shumë active, këto ngjyra mund të përshtaten edhe për një dhomë fëmijësh.

5. Ngjyra e bardhë 
Ngjyra e bardhë është ngjyra më neutrale dhe tashmë shumë e zakonshme. Tonet e të bardhës transmetojnë pastërti, liri dhe hapësirë. Kjo ngjyrë mund të shkaktojë ndjesi positive por edhe në mënyrë të habitshme edhe negative. Zakonisht njerëzit e bëjnë si zgjedhjen e parë që qëndron mirë kudo por jo gjithmonë e bardha rezulton zgjedhja më e mirë sepse shpesh është edhe aggressive për sytë në ekspozimin afatgjatë. Kjo ngjyrë nuk krijon emocione por ngelet ekstremisht neutral. Perfekte për një spital ndoshta, por për të krijuar gjendje të mira shpirtërore duhet të guxojmë më shumë me ngjyrat dhe të mos orientohemi vetëm me orientimin komod që “ngjyrat e shtëpisë sonë të shkojnë me të gjitha”. Në fund të fundit ne jemi special dhe unikë dhe kështu duhet të jetë edhe shtëpia jonë, apo jo?