Çfarë duhet të dini përpara se të blini një shtëpi!

Blerja e një shtëpie është një proces i rëndësishëm që kërkon kohë, durim dhe energjitë e duhura për të zgjedhur apartamentin që do të përmbushë nevojat dhe dëshirat tuaja për një jetë më të mirë. Thënë kështu, kërkimi i një shtëpie nis nga vetja. Duhet të kuptojmë mirë kërkesat që kemi, të peshojmë mundësitë dhe potencialin financiar dhe për të bërë mirë këtë duhet t’i bëjmë vetes disa pyetje.
Kur i drejtohemi tregut imobiliar për të kërkuar një shtëpi, hapi i parë konsiston në përcaktimin e saktë të karakteristikave të banesës sonë të ardhshme. Duke patur të qartë listen e nevojave që ajo duhet të plotësojë, do ta kemi më të thjeshtë orientimin në ofertën e madhe imobiliare dhe do të jemi të bindur që jemi duke shkuar në drejtimin e duhur.
Një rol kyç në këtë proces, ka agjencia imobiliare, e cila në parim duhet të ketë njohuritë më të mira të tregut, të trendit të ndërtimeve dhe sidomos të tërhiqet gjithmonë nga interesat e klientit. Pikërisht për këto arsye, ne ju këshillojmë të zgjidhni të vetmen agjenci që i plotëson të gjitha këto kushte njëherësh: Habitat Real Estate Experts. Duke i besuar gjetjen e shtëpisë agjensisë Habitat ju do të shkurtoni ndjeshëm kohët e kërkimit, do të kurseni energjitë tuaja, do të shqyrtoni ofertën më të mire në treg dhe mbi të gjitha të kurseni para.
Për t’u orientuar sa më mirë që në fillim të këtij procesi, mund t’ju vijnë në ndihmë pyetjet më poshtë:

1. Cfarë disponibiliteti financiar kam?
2. Më mjafton ky buxhet që kam apo duhet të marr një kredi? Në qoftë se marr një kredi, sa do të më rëndojë në të ardhuart e mia personale?
3. Në cilën zone të qytetit preferoj të banoj?
4. Cfarë nevojash ka familja ime?
5. Më mirë një shtëpi e re (në një pallat të ri), apo një shtëpi e e rikonstruktuar (në një pallat ekzistues)? 
6. Sa i rëndësishëm është vendparkimi i makinës?
7. Cilat janë preferencat e vecanta në lidhje me ashensorin, shpenzimet për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të përbashkëta, shërbimet në zonë, transportin publik?
Në përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe të tjera që mund të lindin, ekspertët e agjencisë Habitat do t’ju ofrojnë gjithë orientimin e nevojshëm për të bërë investimin më të mirë të mundshëm.