Investim i zgjuar: Të blesh një apartamenti për t`a dhënë me qira!

Të blesh një shtëpi për t`a dhënë me qira është një mendim që ju vjen të gjithëve herët a vonë. Nëse investimi në pasuri të patundshme është një ide e mirë ose jo, mbetet një pyetje e vështirë për njerëzit jo ekspertë.

Sipas profesionistëve të agjensisë Habitat, për të vlerësuar nëse një apartament në shitje është një rast i mirë ose jo duhet t’i përgjigjemi pyetjeve: Ku, kur dhe pse duhet të bëj këtë lloj investimi.
Lajmi i mire që vjen nga sektori imobiliar dhe na ndihmon në qartësimin e ideve është se ky është momenti i duhur për të bërë këtë lloj investimi. Nëse dispononi një shumë parash, edhe pse jo të madhe, kjo mund të jetë e mjaftueshme per ta nisur këtë investim. 
Të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira nuk do të thotë që kjo duhet të jetë domosdoshmërisht e madhe. 
Aktualisht tregu imobiliar po kalon një periudhë të mirë përsa i përket shit-blerjes së një shtëpie dhe sidomos dhënia me qira e saj rezulton veçanërisht e favorshme.

Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet përse pikërisht ky është momenti i duhur për të hedhur këtë hap:

• Interesat e kredisë janë ulur ndjeshëm duke prekur minimumin historik: nëse mendoni të blini një apartament me kredi, është pikërisht ky momenti i duhur. Nëse mendoni që këtë apartament ndërkohë ta jepni me qira që të përfitoni të ardhura lehtësisht, sërish është pikërisht kjo është zgjedhja e duhur. Të ardhurat që vijnë nga qiraja janë shumë më të larta sesa interesat e bankës mbi kapitalin e investuar. Ndërkohë këto të ardhura mund t’i përdorni për të shlyer kredinë ose në formën që dëshironi ju.

• Cmimet janë ende të përballueshme: nga kjo kategori përjashtohen zonat qendrore të qyteteve të mëdha, por tregu është i mbushur plot me okazione të mira për blerjen një apartamenti, pavaresisht zonës ku ke vendosur të blesh. Mjafton ti drejtoheni një agjensie imobiliare që do të filtrojë të gjithë tregun derisa të gjejë pronën më të përshtatshme për ju.

• Cmimet e qirasë janë në rritje: Të ardhurat e gjeneruara nga qiratë e shtëpive janë gjithnjë në rritje dhe kështu parashikohet të jenë edhe në të ardhmen. Jo të gjithë mendojnë të investojnë në një shtëpi të tyren dhe jo të gjithë, për arsye ekonomike, arsye pune apo transferimesh mund ta blejnë atë.

Një ide rezultative që duhet konsideruar në këtë drejtim është të blini një apartament që të jep mundësi personalizimi. Ne të Habitat ju këshillojmë të guxoni dhe të blini një apartament në pallat të ri apo ekzistues që duhet ristrukturuar dhe ta rikonstruktoni vetë atë sipas dëshirës. Në këtë mënyrë do të keni përfituar një apartament me cmim më të ulët dhe punimet e brendshme bashkë me arredimin do të jenë në linjë me trendet bashkëkohore. Si rrjedhojë nga ky operacion do të keni përfituar një apartament me çmim të mirë, me vlerë të shtuar në treg i cili që do t`ju sigurojë të ardhura edhe më të majme.