Më mirë të investosh në një shtëpi të vogël apo të madhe?

Ky është një nga dyshimet më të mëdha që kanë të gjitha çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi! 
Hapi i madh në jetë, ai i martesës, shoqërohet me krijimin e një strehe të re. Shtëpia e parë e çiftit mund të jetë me qira, por mund dhe të paraprihet nga kërkimet për blerjen e shtëpisë së parë. 
Të paktë janë të rinjtë që trashëgojnë një shtëpi nga prindërit apo e gjejnë atë gati falë investimit të familjes. Pjesa më e madhe e të rinjve duhet të përveshin mëngët dhe të vlerësojnë marrjen e një kredie shumëvjeçare për të përballuar investimin më të madh dhe të rëndësishëm për një familje.
Edhe për çiftet që ndihmohen ekonomikisht nga prindërit, të blesh një shtëpi 1+1 apo 2+1 është gjithsesi një vendim i vështirë.
Fillimisht shtëpia e vogël mund të jetë e mjaftueshme për çiftin, por pas disa vitesh, me ardhjen në jetë të fëmijës së parë, të jetosh në një shtëpi 1+1 bëhet shumë e vështirë. Pikërisht ky është momenti kur të gjithë vendosin të ndërrojnë shtëpi dhe të blejnë një më të madhe, që ketë hapësira të mjaftueshme për të gjithë.
Dilema e shumë çifteve është nëse duhet investuar që në fillim në një shëpi të vogël apo në një shtëpi të madhe. Kjo është një zgjedhje shumë personale dhe pak e koklavitur, për të cilën nuk ka një zgjidhje ideale që vlen për të gjithë. Zgjedhja ideale është ajo që ju përshtatet më mirë. Ne në Habitat, për ta bërë sa më të lehtë vendimarrjen tuaj, mund t’ju ndihmojmë të kuptoni më mirë se cilat janë disa nga avantazhet e blerjes së një shtëpie 1+1 dhe një shtëpie 2+1.

Avantazhet e blerjes së një apartamenti 1+1

• Një apartament i vogël (në zona të ndryshme) kërkon një buxhet më të vogël.
• Kredia për një vlerë më të vogël është më e përballueshme dhe bankat e aprovojnë më lehtë. 
• Më pak metra katror do të thotë më pak kohë për pastrimin e shtëpisë. 
• Një shtëpi 1+1 mund të rishitet në cdo kohë sepse është më thjeshtë të shesësh një shtëpi të vogël sesa një shtëpi të madhe.

Avantazhet e blerjes së një apartamenti 2+1

• Do të ngarkoheni që në fillim me një kredi më të lartë por do të kurseni shpenzimet që lindin nga shitja e shtëpisë 1+1, proçesi i transferimit, noteri, taksat ndaj shtetit, etj.
• Nuk do t’ju duhet të merreni me proceset e shitblerjes duke evituar stresin që këto procese gjenerojnë, humbjen e kohës dhe mbi të gjitha pasiguritë që mund të burojnë nga luhatja e cmimeve të tregut.
• Mund të zgjedhësh menjëherë shtëpinë që të pëlqen pa rrezikuar që dikush tjetër ta blejë përpara teje, ndërkohë që përpiqeni të shisni shtëpinë 1+1. 
• Nëse zgjedh që në fillim të blesh një shtëpi të madhe kursen mund dhe para në blerjen e mobiljeve të reja nga fillimi (vecanërisht këndi i gatimit dhe living room), që janë një kosto e konsiderueshme.