Rruga "Medar Shtylla", Pallatet Tirhino, Kulla D, kati 1, Tiranë
info@habitat.al
+355 69 40 98 578

Super Vilë me QIRA!!!

Info

Vila ndodhet në një lagje të qetë në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”, vetem 5 minuta nga Liceu Artistik “Jordan Misja”.

Vila aksesohet nga oborri privat i rrethuar me kangjella.
Në katin përdhe’ gjendet nje korridor shpërndarës që të orjenton drejt zonës së lavanderisë dhe një dhomë e cila mund të përdoret si dhomë miqsh, palestër familjare etj.
Shkallët e mermerta me parmakë hekuri te ngjisin në katin e parë në të cilin organizohet dhoma e ndenjes me oxhak, një dhomë shoqëruese për ngrënie ceremoniale, ambjenti i kuzhinës i vecuar dhe një tualet modern me dritare. Nga kuzhina kemi akses në një verandë me sipërfaqe rreth 90 m2, ku mund të kalohen aktivitete të ndryshme familjare.
Në katin e i dytë të vilës gjenden dy dhoma të mëdha matrimoniale: njëra prej të cilave ofron hapësirë dhe dhomë-garderobë dhe sherbehet nga një tualet personal. Dhoma tjetër ka akses në një ballkon te orjentuar nga veranda. Edhe ky kat shërbehet nga një tjetër tualet me dritare.
Vila ka sistem ngrohje-ftohje qëndrore, depozitë uji me kapacitet 2000 L ujë, sistem filtrimi të ujit, vetrata termike, rrjeta mizash etj.

Adresa:

Afër shkollës "Mihal Grameno"

Zona:

qyteti-studenti-ambasada

Tipologjia:

vila

Gjendja:

Pjesërisht e mobiluar

Dhoma:

3

Banjo:

3

Siperfaqja Bruto:

300m2

Kati:

3

Orjentimi:

Jug-Perëndim,Lindje

Verandë :

Sip.90m2

2,000.00 €/muaj
Apliko për pronën

Shiko të tjera
×

Doni ta shisni apo te bleni nje prone?

Na kontaktoni