Apartament 1+1 i mobiluar me QIRA, pranë Arenës Kombëtare “Air Albania”

Info

Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të një objekti rezidencial shumë pranë Arenës Kombëtare “Air Albania”, thjeshtësisht i lokalizueshëm nga rruga Elbasanit dhe në zonë të shërbyer nga bar, restorante, supermarkete dhe shërbime të tjera.

Organizimi: korridor hyrës, zona e ditës me këndin e relaksit dhe ambjentin e gatimit ka akses në një ballkon të madh me dollape dhe lavanderi, dhomë gjumi matrimoniale me sipërfaqe të bollshme dhe të mobiluar tërësisht, tualet me gabinë me dushi.

Orjentimi nga Jugu i dhuron apartamentit ndricim natyral për gjatë gjithë ditës.

Apartamenti jepet për herë të parë me qira dhe ofron të gjithë komoditetin për të jetuar në këtë zonë kaq të kërkuar. Pallati disponon gjenerator personal dhe ofron furnizim me ujë ne 24 orë pa ndërprerje, ndricim të ambjenteve të përbashkëta dhe linjë të pa ndërprerë të ashensorit në rast shkëputjeje të energjisë elektrike në pallat.

40000 lekë/muaj
Apliko për pronën

Shiko të tjera