Apartamenti ndodhet ne katin e tretë të një objekti në Kompleksin Rezidencial “Colombo” në afërsi të Liqenit të Thatë.
Organizimi: korridor hyrës nga i cili ka akses në sallë, dhomë matrimoniale dhe tualet.
Në sallë gërshetohen funksionet e gatimit, ngrënies dhe ndenjes e cila është e ndricuar nga një vetratë e madhe që të jep akses në një ballkon fantastik i orjentuar në Jug-Perëndim me pamje nga pjesa e brendshme e kompleksit.Gjithashtu dhe dhoma e gjumit ka të njëjtin orjentim dhe ndricohet nga vetrata e madhe e një ballkoni francez.
Apartamenti shitet i mobiluar dhe është me hipotekë.
Zona është e shërbyer nga trasporti publik dhe shërbime te llojeve te ndryshme.
Distancat e afërta me Parkun e Liqenit Artificial I japin një vlerë të shtuar kësaj prone.