Apartament 2+1 me pamje FANTASTIKE nga bulevardi “Bajram Curri”

Info

Apartamenti ndodhet në katin e 10 të një objekti rezidencial me ashensor të pozicionuar në një nga rrugët më interesante të qytetit. Pallati ndodhet në një distancë shumë të afërt me zonat qendrore, me aksin kryesor të “Unazës së Re” nga e cila mund të dalesh dhe të hysh në qytet për 3 minuta. Gjithashtu zona ështe mjaft mirë e shërbyer nga trasporti publik, institucione shtetërore, shkolla, kopshte.

Apartamenti organizohet nga një korridor hyrës me hapësirë për garderobë i cili të jep akses në sallën me divanë komodë dhe një zonë gatimi të ndarë nga një derë druri me xham. Zona e ditës shërbehet nga një ballkon fantastik i cili të ofron kënaqësinë e pamjes nga lart të qytetit të Tiranës. Zona e natës organizohet nga dhoma e femijëve dhe ajo matrimoniale e cila plotësohet nga një tualet personal. Të dyja dhomat janë të ndricuara dhe kanë hapësira mbi mesataren e dhomave që projektohen sot në Tiranë.
Apartamenti ka punime ekstra dhe është investuar për të ofruar kushte optimale banimi: izolim perimetral të mureve të brendshme, panel diellor personal, linjë gazi poshtë pllakave e dedikuar për gatimin, sistem kaldaje, kondicioner i ri i vendosur prej 1 viti, elektroshtëpiake akoma nën garanci.

Adresa:

Bulevardi “Bajram Curri”

Zona:

lana-bulevard

Tipologjia:

apartament

Gjendja:

Me hipotekë

Dhoma:

2

Banjo:

2

Siperfaqja Neto:

98m2

Siperfaqja Bruto:

108.9m2

Kati:

10

Orjentimi:

Veri-Lindje

96,000.00 €
Apliko për pronën

Shiko të tjera