Apartament 2+1 Modern me Qira tek Komuna Parisit

Info

Ky apartament ndodhet në katin e 6 të banimit të një objekti rezidencial te ri tek Komuna e Parisit, afër kompleksit “Kika”. Objekti shërbehet nga ashensor modern dhe mirëmbahet nga kompani pastrimi, ofron sipërfaqe të përbashkëta të kuruara në detaje. Zona ofron distanca komode me qendrën e qytetit (5 min larg Stadiumit “Dinamo”), afërsi me institucione dhe e mirëshërbyer nga të gjitha shërbimet publike dhe private.

Organizimi: korridor hyrës dhe shpërndarës në ambjentin e ditës i cili ofron nje aneks gatimi të kompletuar me elektroshtepiake nga markat me të mira në treg (furre, mikrovalë,LVS, ishull ngrënie, ambjent relaksi me divan këndor shumë të rehatshëm, oxhak funksional, akses në një ballkon të madh me tendë, dy dhoma gjumi të super kompletuara me krevate dopio dhe dyshekë të lartë e cilësor, garderoba moderne me kapakë xhami fume’ e ndricim led, tualet i kompletuar me hidrosanitare moderne, lavatrice dhe tharëse rrobash. Në të gjithë apartamentin ofrohet sistem ngohje/ftohje, ndricimi është realizuar në tavane gipsi me ndricime lineare dhe spote Led, dysheme e shtruar me parket laminat AC6, furnizim me ujë të ngrohtë nga panele diellore, ofrohet sistem alarmi ne rast zjarri dhe sistem sigurie me kamera private, kasafortë etj.

Ofrohet mundësi parkimi me tarifë mujore të pavarur.

Adresa:

Komuna e Parisit

Zona:

komuna-stadiumi

Tipologjia:

apartament

Gjendja:

Totalisht i mobiluar

Dhoma:

2

Banjo:

1

Siperfaqja Neto:

90m2

Siperfaqja Bruto:

100m2

Kati:

6

Orjentimi:

Jug-Perëndim

800.00 €/muaj
Apliko për pronën

Shiko të tjera