Apartament 2+1 në SHITJE tek ish-“Conad”, në afërsi me “Liqenin e Thatë”

Info

Apartamenti ndodhet në një objekt rezidencial pranë ish-supermarket “Conad” tek zona e “Liqenit të Thatë”. Objekti lokalizohet buzë rrugës kryesore duke evituar rrugët e pjerrëta karakteristike të kësaj zone dhe apartamenti ndodhet në drejtim të oborrit të brendshëm të tij.

Organizimi: korridor hyrës nga i cili ka akses në sallën ku organizohet ndenja, gatimi dhe ngrënia, tualet dite, dhomë femijësh me akses në një ballkon të madh dhe dhomë matrimoniale e cila shërbehet nga një tualet personal. Të gjitha hapësirat janë me sipërfaqe të mëdha dhe të rregullta.
Apartamenti shitet i pa mobiluar dhe disponon certificatë pronësie.
Falë fasadës me kapotë/grafiato dhe dritareve plastike me dopio xham apartamenti ofron komfort termik të ndjeshëm gjatë stinëve të vitit duke ju kursyer në faturat elektrike.
Zona është e shërbyer nga trasporti publik dhe sherbime te llojeve te ndryshme.
Distancat e afërta me Parkun e Liqenit Artificial i japin një vlerë të shtuar kësaj prone.

Adresa:

tek ish-"Conad", në afërsi me "Liqenin e Thatë"

Zona:

liqeni-thate-kopshti-botanik

Tipologjia:

apartament

Gjendja:

Shitet pa mobilim

Dhoma:

2

Banjo:

2

Siperfaqja Bruto:

105m2

Kati:

2

Orjentimi:

Perëndim

110,000.00 €
Apliko për pronën

Shiko të tjera