Apartament 3+1 në shitje + post parkimi falas!

Info

Apartamenti ndodhet në nje objekt në ndërtim i cili lokalizohet në një zonë të qetë dhe larg trafikut. Lagjia ështe e aksesueshme si nga Porcelani po ashtu dhe nga Unaza e Materniteti të Ri.

Apartamenti ka një organizim planimetrik të përkryer, me orientim Jug-Lindje dhe hapësira të mëdha dhe komode ne mobilim.
Një korridor i gjatë të jep akses drejt sallës, tualetit te ditës me dritare dhe njërës prej dhomave të gjumit. Ne sallë organizohen mjaft mirë zona e gatimit, e ngrënies dhe ajo e ndenjes nga e cila ka akses në ballkon. Apartamenti plotësohet nga një dhomë matrimoniale me pamje nga mali I Dajtit, një dhomë femijësh dhe një dhomë e tretë që mund të përdoret për garderobë ose studio. Këto dy dhoma shërbehen nga një tualet i dytë me dritare.

Pallati ka punime shumë cilësore, fasadë me kapotë dhe grafiato, dritare termike, wc sospeso, instalime kondicionimi të brendshme në mur, sipërfaqe të përbashkëta me ndricim dhe ajrim natyral, ashensor, dhe parkim nëntokë.

Ne cmimin e apartamentit përfshihet dhe 🚗 një post parkimi.

Apartamenti do të dorëzohet me 🗂certifikatë pronësie.

Adresa:

Rr. Arkitekt Sinani(midis Materniteti të Ri - Porcelanit)

Zona:

qsut-xhamlliku-kinostudio

Tipologjia:

apartament

Gjendja:

Në proces hipotekimi

Dhoma:

3

Banjo:

2

Siperfaqja Bruto:

136.6m2

Kati:

2

Orjentimi:

Jug-Lindje

122,900.00 €
Apliko për pronën

Shiko të tjera