Apartament luksoz 2+1+ verandë për SHITJE 

Info

Apartamenti ndodhet në një pallat 4-katesh në Rezidencën Kodra e Diellit 1, pranë hyrjes së rezidencës. Organizimi planimetrik i apartamentit është i përkryer, zona e ndenjes, ngrënies dhe ambjenti gatimit ndërthuren në një sipërfaqe te përbashkët dhe ndahen në mënyre elegante nga divisor xhami transparent. E gjithë hapësira ndricohet nga një verandë e bollshme e cila të dhuron një pamje fastastike nga qyteti i Tiranes.
Nga korridori mund të aksesohet dhoma matrimoniale me 1 tualet personal me dritare, dhoma e fëmijëve, tualeti i ditës dhe 1 depo/lavanderi.
Ambjentet janë të mobiluara dhe investuara me shumë shije. Në apartament janë kryer punime rikonstruktive të personalizuara që diferencojnë cilesinë e tij nga punimet e godinës.
Apartamenti ofron një tarracë personale te shfrytëzueshme per gjelbërim, barbeque dhe argëtim familjar. Oxhaku me ventilim ofron mundësi të ngrohjes paralelisht të të gjitha ambjenteve të brendshme.
Pallati ofron vende parkimi nëntokësore.

Adresa:

Rezidenca Kodra e Diellit 1

Zona:

komuna-stadiumi

Tipologjia:

tipologjia

Gjendja:

E mobiluar

Dhoma:

2

Banjo:

2

Siperfaqja Bruto:

130m2

Kati:

4

Orjentimi:

Veri-Lindje Jug-Perendim

164,000.00 €
Apliko për pronën

Shiko të tjera