Apartamenti ndodhet në katin e 7 banim të një objekti të sapo përfunduar, në Kompleksin rezidencial Tower Bridge 3. Ky kompleks, i ndërtuar me arkitekturën dhe standartin më të lartë punimeve ka sjellë një rigjallërim dhe rivlerësim të fortë të zonës.
Habitat sot ju propozon një apartament 2+1 të cilin nuk duhet ta humbisni!!!
Apartamenti është totalisht i ri dhe organizohet nga një korridor hyrës i cili të shpërndan në ambjentet e tjera. Salla e madhe ka pamje fantastike nga mali i Dajtit dhe në të ndërthuren bukur ambjent i ndenjes, gatimit dhe ngrënies. Zona e natës organizohet nga dhoma matrimoniale dhe dhoma e fëmijëve. Apartamenti shërbehet nga dy tualete (njëri është me dritare) dhe një verandë në të cilën mund të kaloni momente relaxi me familjen tuaj.
Vlera të shtuara për këtë pronë: izolim akustik me fono-strip i elementeve strukturore të objektit fasadë termike me kapotë dhe grafiato,taracë e izoluar termikisht dhe akustikisht me materiale cilësore sipas patentave Europiane, vetrata alumini termo-izoluese me gaz Argon, mure perimetrale të izoluar me lesh guri, sanitare sospeso, pllaka cilësore dhe estetikisht të përzgjedhura me shije
Rruga e Dibrës (Komisiariati nr.4)
stacioni-trenit-rruga-dibres-medreseja
apartament
Me hipotekë
2
2
105.6m2
7
Lindje
36