Apartament 2+1 për SHITJE tek “Stacioni Trenit”

Info

Apartamenti ndodhet në katin e parë banim mbi dy kate ambjente biznesi, objekt me ashensor dhe mirëmbajtje.

Organizimi: korridor hyrës nga i cili marrin akses salla, dy dhoma gjumi (dhoma matrimoniale shërbehet nga tualet personal),tualeti i ditës dhe një depo. Ambjenti i sallës ka sipërfaqe të rregullt dhe në të shkrihet hapësira e gatimit,ngrënies dhe zona e relaksit familjar.Aksesi në një ballkon të bollshëm i jep dritë të gjithë ambjentit te ditës. Lagje dinamike pranë institucionesh të rëndësishme si Gjykata e Krimeve të Rënda, Posta Shqiptare,Universiteti “Bëder”, ofron shërbime parkimi privat dhe cdo shërbim tjetër si Bar-Restorant-Supermarket etj. Aksesueshmëria nga “Unaza”dhe lidhja me “Bulevardin e Ri” kthehen në dy pika strategjike për të investuar në një pronë si kjo.

Apartamenti disponon certifikatë të rregullt pronësie.

Adresa:

Stacioni i Trenit

Zona:

stacioni-trenit-rruga-dibres-medreseja

Tipologjia:

apartament

Gjendja:

Bosh

Dhoma:

2

Banjo:

2

Siperfaqja Neto:

87.63m2

Siperfaqja Bruto:

99m2

Kati:

3

Orjentimi:

Veri-Perëndim

104,000.00 €
Apliko për pronën

Shiko të tjera