DUPLEX FANTASTIK 3+1 me QIRA DITORE disponibël nga data 10 shtatori 2019 – 60 euro/nata

Info

Nxitoni të rezervoni ditët e fundit të pushimeve tek Gjiri i Lalzit!!!

Apartamenti pozicionohet vetëm 5 minuta larg detit dhe atraksioneve (bar-restorante, fusha basketbolli, kënd lojrash për fëmijë etj) dhe 5 minuta larg supermarketit Eco-Market.

I zhytur mes dendësisë së pishave dhe oborrit personal të kuruar me gjelbërim, në këtë duplex mund të kaloni vërtetë pushimet e shumë kërkuara.
Kati i parë ju mirëpret nga një holl i madh me divanë familjarë dhe komodë, këndi i gatimit dhe i ngrënies i gjithi ne dru, i kompletuar nga të gjitha enët dhe aksesorët e nevojshëm, tualet me të gjitha komoditet dhe si “qershia mbi tortë”: një verandë familjare ju mirëpret të kaloni orët e mëngjesit dhe të darkës pranë familjes apo miqve tuaj. Në katin e sipërm organizohet zona e natës e cila përbëhet nga tre dhoma gjumi: dhoma matrimoniale me dalje në verandë dhe dy dhoma gjumi secila me dy krevate tek. Krevatet disponojnë dyshekë dhe jastekë super komodë dhe relaksi që do tju ofrojnë është mëse i sigurtë. Ky kat shërbehet nga një tualet super funksional me dritare. I gjithë apartamenti është i mobiluar me shumë shije duke dhuruar kenaqësi jo vetëm estetike por dhe funksionale.
Në apartament do të gjeni: internet Wireless, abonim Digitalb, panel diellor, depozitë uji 2000 litra, lavatrice, lavastovilje, shërbim pastrimi 1 herë në javë.
Kompleksi ofron sistem sigurie 24 orë Non-Stop

Adresa:

Kompleksi "Lura 1", Gjiri i Lalzit

Zona:

durres

Tipologjia:

apartament

Gjendja:

I mobiluar

Dhoma:

3

Banjo:

2

Siperfaqja Bruto:

165m2

Kati:

1

Verandë:

€/muaj
Apliko për pronën

Shiko të tjera