Jepet me qira apartament 2+1 elitar ne Bllok.

Info

Apartamenti ndodhet në “Bllok” në rrugën “Perlat Rexhepi”, zonë e mirë shërbyer më supermarket, restorante, bar, farmaci dhe cdo shërbim tjetër. Në këtë apartament ofrohen të gjitha kushtet për një jetëse shumë komode falë investimeve të kryera në pronë: arredim modern dhe funksional, teknologji avant-garde në sistemin e kondicionimit “Chiller” dhe në sistemin elektrik, vetrata izoluese etj, elektroshtepiake cilësore, tualete me hidrosanitare te reja dhe pllaka estetikisht te zgjedhura me shumë shije etj.

Organizimi: korridor hyrës i shërbyer nga një dhomë garderobë, ambjenti ditës me akses në ballkon, hapësirë të bollshme dhe divane komodë, tavolinë për ngrënie ceremoniale, ambjent gatimi i vecuar me mobilje kuzhine të projektuar në perfeksion, tualet dite, depo, dhomë gjumi për femijë, dhomë gjumi matrimoniale e shërbyer nga tualet personal me dritare dhe ballkon me orjentim nga Jugu, studio e cila mund të kthehet në dhomë gjumi.
Në cmim përfshihet dhe nje garazhd personal me qepen elektrik.

Adresa:

Rruga “Perlat Rexhepi”- tek "Tiki Bar"

Zona:

blloku-liqeni

Tipologjia:

apartament

Gjendja:

Totalisht i mobiluar

Dhoma:

3

Banjo:

2

Siperfaqja Bruto:

210m2

Kati:

9

Orjentimi:

Jug

1,500.00 €/muaj
Apliko për pronën

Shiko të tjera