Super VILË 3 katëshe për SHITJE!!!

Info

Organizimi: 2 salla ndënjeje, kuzhinë me ngrënie ceremoniale, 4 dhoma gjumi,5 tualete, lavanderi, sauna,depo,dhomë teknike, ballkon,verandë, oborr i gjelbëruar, tarracë e shfrytëzueshme, panel diellor, ashensor i brendshëm.

Vila zhvillohet në 3 kate nga lart poshte:

Kati 1: dhoma e ndënjes me oxhak modern me xham, kuzhina me ngrënie ceremoniale, parabanjë, tualeti i ditës, ballkon, verandë, si edhe dy skylights (dritare ne tavan) të hapshme me telekomandë.
Kati -1: dhoma matrimoniale me tualet personal dhe garderobë, dy dhoma te tjera (njera prej te cilave me nje dollap ne mur) dhe një tualet i përbashkët per të dyja dhomat. Të dy tualetet jane te pajisur me bide dhe me dush italian (walk in shower).
Kati -2: dhomë gjumi me tualet të brendshëm me bide dhe me dush italian (walk in shower), dhomë ndënje familjare e madhe, depo (dhoma teknike ku jane vendosur pajisjet e filtrit të ujit dhe të panelit diellor), hapësirë për kantinë vere ose per ambient relaksi,sauna që ndodhet brenda njërit prej tualeteve e pajisur edhe me lavaman, wc dhe dush, lavanderi. Ky kat ka akses në një verandë dhe oborr me bar të kuruar në përdorim personal vetëm të vilës. Pamja ofron nje peisazh piktoresk nga qyteti i Tiranës.
Materiale dhe inovacionet teknologjike të investuara: sistem kapotë në fasadë,vetrata isoluese akustikisht dhe termikisht, parket druri në të gjitha ambjentet,pllaka gres cilësore në tualete,sauna e punuar me rezinë, gurë natyralë në dyshemetë e dusheve, sistem ngrohës/ftohës fancoil Mitsubishi, ashensor i brëndshëm ( i pa montuar), instalime hidraulike Geberit,instalime elektrike cilësore,spote,shina hekuri etj.

Vila disponon certifikatë të rregullt pronësie.

Adresa:

Rezidenca "Kodra e Diellit 2"

Zona:

kodra-e-diellit

Tipologjia:

vila

Gjendja:

Pjesërisht e mobiluar.

Dhoma:

4

Banjo:

5

Siperfaqja Bruto:

350m2

Kati:

3

Orjentimi:

Lindje

660,000.00 €
Apliko për pronën

Shiko të tjera