Rruga "Medar Shtylla", Pallatet Tirhino, Kulla D, kati 1, Tiranë
info@habitat.al
+355 69 40 98 578

Pse po rriten cmimet e apartamenteve në Tiranë!!!

Në Tiranë sektori i pasurive të paluajtshme po tejkalon cdo parashkim të bërë mbi ecurinë normale të tregut. Në disa zona çmimet e apartamenteve janë rritur me rreth 20% në dy vitet e fundit dhe për habinë e të gjithë aktorëve të sektorit është rritur me të njejtën shpejtësi edhe shitja e apartamenteve. 
Rritja e çmimeve vjen në një periudhë kur oferta për apartamente të reja është më e lartë. Krahas rritjes së lejeve të ndërtimit, po rriten çmimet, po ashtu edhe kërkesa. 
Me rritjen lejeve të ndërtimit, pra ofertës, cmimet duhet të kishin pësuar ulje ndërkohë që po ndodh e kundërta. Rritja e çmimeve në një periudhë kur oferta po shtohet është një fenomen i pazakontë që ka të bëjë pikësëpari me rritjen e taksës së infrastrukturës, sic pohojnë përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve dhe gjithashtu kërkesës gjithnjë e më të e lartë të treg për njësi banimi.

Duke u bazuar tek të dhënat e Istat dhe hulumtimit të tregut nga profesionistët e Habitat kemi listuar më poshtë zonat që kanë pësuar më tepër rritje cmimi në nga viti 2017 në vitin 2019:

Zona Ish – Blloku 2000 e/m2 (2017) – 2500 e/m2 (2019)
Kopshti Botanik 1200 e/m2 (2017) – 1500 e/m2 (2019)
Zona QSUT 950 e/m2 (2017) – 1150 e/m2 (2019)
Yzberisht 450 e/m2 (2017) – 600 e/m2 (2019)

×

Doni ta shisni apo te bleni nje prone?

Na kontaktoni