Shtëpi “Eco-Friendly” – 5 këshilla për të përmirësuar eficencën e shtëpisë duke respektuar ambjentin.

Keni dëgjuar për shtëpitë Eco-friendly? Kjo shprehje, që në shqip ka kuptimin e një shtëpie “miqësore me mjedisin”, nënkupton më shumë miqësore me ekonominë dhe rehatinë tuaj.
Në vendet e zhvilluara, gjithmonë e më shumë njerëzit po ndërgjegjësohen për kujdesin që duhet të kenë ndaj mjedisit. Duke e respektuar atë, ndikimi është i drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes së përgjithshme duke ruajtur kështu një planet më të mirë për brezat e ardhshëm.
Por përfitimi kryesor në zgjedhjen e një banese “miqësore me mjedisin” është kursimi i madh në faturat e energjisë.
E gjitha kjo nuk duhet të ngjajë si diçka jo e aplikueshme në Shqipëri. Duhet të dini se shtëpia juaj edhe pse nuk është projektuar që në gjenezë si “Eco-Friendly”, nëpërmjet këshillave të ekspertëve të agjencisë Habitat, mund të shndërrohet në një ambjent inteligjent që minimizon shpenzimet energjetike, të gazit dhe ujit. 
Në vijim do të gjeni disa këshilla nga arkitektët e Habitat me eksperiencë shumëvjecare në këtë fushë.

Izolimi Termik:
një faktor shumë i rëndësishëm në këtë drejtim është izolimi. Një izolim i mirë bën të mundur që një shtëpi të jetë sa më eficente në përdorimin e energjisë. Investimi në izolim termik është mënyra më efikase për ruajtjen e një temperature optimale në shtëpi duke e bërë atë një ambjent të kënaqshëm që eviton në të njëjtën kohë shpenzime të kota të energjisë.

Ndricimi ekologjik:
Llampat LED kanë vërtetë një cmim fillestar disi më të lartë se ato inkandeshente, por konsumojnë shumë më pak dhe kanë jetëgjatësi më të madhe, duke u bërë më ekonomike në një përdorim afatgjatë.

Kini kujdes me ujin: 
Zgjidhni rubinetë me fluks te ulët konsumi si për lavapjatin ashtu dhe për dushin. Ndërkohë gjatë procesit të blerjes së elektroshtëpiakeve tregoni kujdes në përgjedhjen e klasës energjitike te tyre. Sa më e lartë klasa e konsumit energjitik, aq më i madh do të jetë kursimi i energjisë dhe i ujit.

Instaloni një termostat dixhital inteligjent: 
rreth 50% e konsumit energjetik të një prone i dedikohet ngrohjes dhe ftohjes së saj. Instalimi i një kronotermostati të gjeneratës së fundit do të thotë reduktim të konsumit të energjisë elektrike duke ulur kështu edhe shpërndarjen e karbonit ne mjedis. Të qënurit inteligjentë i jep mundësi këtyre pajisjeve të komandohen edhe në distancë me anë të telefonëve inteligjentë ose tabletëve.

Përdorni produkte natyrale per pastrimin e shtepisë: 
Përdorimi i përbërësve natyralë për aktivitetet rutinore të pastrimit si psh: uthull, acid citric i agrumeve dhe sodë buke janë një alternativë shumë e mirë për të evituar produktet industriale të cilat ndotin ambjentin.