Të zgjedhësh shtëpinë me mendje apo me zemër?!

Në kulturën tonë mesdhetare, blerja e një shtëpie konsiderohet si investimi më i rëndësishëm që bëhet një herë në jetë. Edhe pse kohët po ndryshojnë disi, kjo mbetet ende e vërtetë për shumicën prej nesh. Nisur nga ky vlerësim, zgjedhja e një shtëpie është një përgjegjësi e madhe të cilën shpesh nuk dijmë ta përballojmë në mënyrën e duhur. 
Disa pyetje orientuese në këtë drejtim psh. do të ishin: Tek cilët elementë duhet të bazohemi për të zgjedhur shtëpinë e duhur? Emocionalë, pra sa na pëlqen shtëpia që po shikojmë, apo racionalë, duke vlerësuar nëse shtëpia që na propozohet është një investim i mirë apo jo. Sa shtëpi duhet të shikojmë përpara se të zgjedhim të duhurën?

Kur fillojmë të kërkojmë për shtëpi të gjithë mendojnë se duhen parë sa më shumë shtëpi që në fund të marrësh një vendim. Në fakt nuk është tamam kështu. Ne jemi në kërkim të shtëpisë perfekte, por shtëpia perfekte nuk ekziston. Frika jonë më e madhe vjen nga pasiguria që mund të bëjmë një zgjedhjë të gabuar. Mendojmë se nuk kemi mjaftueshëm informacione apo nuk jemi në gjendje të bëjmë një vlerësim të të gjithë faktorëve. 
Shpeshherë në një situatë të tillë bëjmë një gabim edhe më të madh: nuk bëjmë asnjë zgjedhje, duke lënë të na kalojnë para syve çdo shtëpi që kemi parë. Futemi kështu në një rreth vicioz nga i cili është e vështirë të dalësh.

Habitat, bazuar në eksperiencën shumëvjeçare të stafit mund t’ju ndihmojë të bëni më shumë qartësi në procesin e zgjedhjes. Kur nisim kërkimet dhe shkojmë për vizita nëpër apartamente fillojmë të bëjmë një listë të gjatë kriteresh, me shumë variabla dhe e shyrtojmë atë për një kohë të gjatë. Dhe kur më në fund vendosim që kjo mund të jetë shtëpia e duhur, është e mundur të ndodhin dy gjëra:
1. Tashmë është tepër vonë sepse shtëpia që më pëlqeu u shit dhe duhet të nisim ciklin e kërkimit nga e para;
2. Në moment të fundit ngrihen dyshime të stërmëdha mbi elementët që i kishim analizuar me aq kujdes dhe bllokohemi, nuk e hedhim hapin e madh. 
Gjatë ekperiencës disa vjecare ne në Habitat kemi parë shumë klientë që duke mos bërë lëvizjen e duhur në momentin e duhur kanë humbur shëpinë ideale që kishin piketuar dhe janë dëshpëruar që kanë humbur rastin që sipas tyre plotësonte të gjitha kriteret.
Një agjenci e mirë ju ndihmon së pari të gjeni shtëpinë e duhur dhe së dyti ta gjeni atë në sa më pak kohë e me çmimin më të mirë.

Për ata që janë mësuar të zgjedhin vetëm me arsye dhe e bazojnë zgjedhjen e tyre vetëm tek logjika është sfilitës fakti që mund të humbasin një okazion të mirë dhe që duhet të fillojnë kërkimet nga e para. Disa klientë madje rreshtin së kërkuari për vite sepse nga ai moment e tutje do t’i krahasojnë të gjitha shtëpitë e tjera me atë që kanë humbur (pak si një dashuri e humbur që e lamë të na ikte☺️).
Është e vërtetë që nuk mund të bazohemi ekskluzivisht tek emocionet por nga ana tjetër është gjithashtu e vërtetë që të bazosh zgjedhjet e tua vetëm në arsyetime logjike mund të çojë gjithashtu në një zgjedhje të pakënaqshme. 
Prandaj receta me elementët idealë nuk ekziston. Për të bërë zgjedhjen ideale duhet t’i drejtohesh patjetër profesionistëve me të cilët mund të ndash kriteret e një perzgjedhjeje logjike dhe për të kaptuar të gjitha emocionet qe mund të të përcjellë një blerje kaq e rëndësishme. Për të zgjedhur shtëpinë tënde besoju gjithmonë profesionistëve, zgjidh Habitat dhe nuk do të gabosh kurrë!