Vleresim pasurie

Një ndër shërbimet që ofrojmë falas për klientët tanë është edhe vlerësimi paraprak i pronës në rast shitjeje. Eshtë mjaft e rëndësishme ti japim vlerën që i takon pronës që jemi duke trajtuar që në fillim .

Në rast se e mbivlersojëmë një pronë rrezikojmë të vendosim një cmim jo në përputhje me tregun duke zgjatur pafundësisht kohët e shitjes dhe në rast se e nënvlerësojë atë kemi bërë një shërbim jo të mire kundrejt pronarit të saj duke e privuar nga potenciali real I saj.. Shpeshherë në punën tone të përditshme na ndodh që pronarët njësive në shitje vendosin një cmim të lartë duke u nisur nga dëshira dhe instikti por pa bërë asnjë një analizë me laps dhe letër të cmimit real të pronës që disponojnë.

Për t`ju ndihmuar në procesin e vendosjes së cmimit të drejtë të pronës tuaj mjafton të telefononi në agjensinë tonë dhe menjëherë një nga ekpertët tanë do të vijë për të bërë inspektimin fizik brenda dhe jashtë apartamentit si dhe një vlerësim të zonës përreth. Rezultatet e këtij inspektimi do t`ju japin një orientim të mirë rreth vlerës reale që ka prona dhe bashkarisht do të vendosim mbi cmimi e duhur të shitjes.