Arkitekturë dhe interior design


HABITAT ARK_Studio projekton dhe tranformon një hapësirë arkitekturore në një ambjent tërësisht të jetueshëm duke u kujdesur për të gjitha fazat e realizimit, nga dyshemeja dhe veshjet, mobilimi, ndricimi, tapiceria etj. 

Studio jonë ofron shërbimin sipas formulës së dorëzimit “me celësa në dorë” duke ndjekur cdo aspekt të procesit produktiv nga ideja deri tek realizimi. Garantojmë që produkti final të jetë i një cilësie të lartë nëpërmjet koordinimit teknik dhe operativ, përzgjedhjen e duhur të materialeve dhe finiturave. I gjithë ky proces realizohet duke respektuar me rigorozitet të gjitha kërkesat e klientit.
Fazat e realizimit parashikojnë:

  • Fletët me finiturat, ngjyrat dhe prezantim materialesh për përshtatjen kromatike.
  • Redaktim i detajuar preventivash me kosto dhe kohë realizimi
  • Projektim fillestar dhe ekzekutiv i cdo elementi konstruktiv pjesë në projekt
  • Përzgjedhje e furnitorëve më të mirë në treg duke ju përshtatur nevojave stilistike të projektit
  • Koordinim dhe revizionim konstant nga arkitektët tanë për të garantuar një korrespondncë perfekte midis asaj që propozohet dhe asaj që realizohet.