Kategoria
Ne shitje
Me qira
Cmimi (Euro) /m2

Nga:

Deri:

Cmimi (Euro) /Muaj

Nga:

Deri:

Siperfaqja

Nga:

Deri:

Tipologjia
Zona

Rreth
HABITAT Real Estate

HABITAT Real Estate është agjensia që vjen në tregun e pasurive të paluajtshme si alternativa më e mirë për gjetjen dhe shitjen e një prone. Vizioni ynë me “klientin në fokus” është receta jonë e suksesit. Habitat ofron një shërbim 360° duke bërë diferencën në tregun imobiliar shqiptar.

Themeluesit e agjencisë Habitat vijnë në tregun imobiliar me formim dhe eksperiencë Europiane dhe gjithashtu me eksperiencë 10 vjecare në sektorin real estate vendas duke gërshetuar eksperiencën e huaj me më të mirën e asaj ç`ka ofron tregu shqiptar.

Rrjeti ynë i agjentëve ofron shërbim profesional, të shpejtë dhe në respekt të plotë të privatësisë.

Habitat sjell në treg një edhe një risi unike: konsulencën e personalizuar të arkitektëve tanë. Nëpërmjet këtij shërbimi ofrojmë zgjidhjen ideale për arredimin dhe stilimin sa më të mirë të ambjentit, duke krijuar avantazh në prezantimin e pronës dhe duke shkurtuar ndjeshëm kohët e finalizimit të shitjes apo qiradhënies. Ky shërbim bën një ndryshim të madh në vlerësimin e pasurisë dhe ofron zgjidhje efikase dhe të shpejtë.