SHITET vilë 3 katëshe me oborr privat!

Info

Vila ndodhet në Farkë pjesë e një kompleksi vilash të rrethuar dhe të shërbyer nga hapësira të gjelbërta rikreative dhe sportive, sistem sigurie privat, furnizim me ujë Selite 24 orë, vetëm 5 minuta me makinë nga TEG, rrugë e asfaltuar deri në kompleks, afërsi me Unazën e Re.

Ky kompleks ofron një dëndësi të ulët banimi ku në total gjinden gjithsej 7 vila te tipologjive të ndryshme një-familjare dhe dy-familjare. Vila shitet në fazë rifiniture duke dhënë mundësi personalizimi në sisteme hidraulike, elektrike dhe arredimi të brendshëm dhe ofron mundësinë për dy vendeve parkimi. Orjentimi drejt Lindjes, Jugut dhe Perëndimit bën të mundur ndicimin perfekt të saj. Pamja spektakolare me larmishmëri ngjyrash nga fushë-kodrina me toka bujqësore dhe mali i Dajtit dhuron kënaqësi pa fund.

Organizimi:

Kati i podrumit: sipërfaqe e rregullt me vetrata që japin akses në oborr të gjelbëruar. Ambjenti mund të shërbejë si kantinë, depo, lavanderi, ambjent për palestër familjare etj.

Kati parë: hyrje me verandë dhe kollona, ambjent living me oxhak, ambjent gatimi me ngrënie ceremoniale, dhomë gjumi për miq dhe një tualet me dritare, shkallë të brëndshme të cilat të shoqërojnë në podrum dhe në katin e sipërm.

Kati i parë: korridor shpërndarës, dhomë gjumi matrimoniale me garderobë dhe tualet personal me dritare, dhomë gjumi matrimoniale dhe një dhomë fëmijësh të shërbyer nga një tualet i përbashkët ne korridor.

 

Adresa:

Farkë

Zona:

farke

Tipologjia:

vila

Gjendja:

Në fazë rifiniture

Dhoma:

4

Banjo:

3

Siperfaqja Bruto:

291m2

Kati:

Vilë 3 katëshe

Orjentimi:

Lindje - Jug - Perëndim

Sipërfaqe oborri:

485 m2

390,000.00 €
Apliko për pronën

Shiko të tjera