Vilë dhe truall për SHITJE në Priskë, Dajt – Tiranë

Info

 

Vila ndodhet në fshatin Priskë të Dajt-it dhe është vetëm 9 km larg qendrës së Tiranës. Distanca nga fshati i njohur i Surrelit është rreth 1km dhe deri në hyrje te fshatit rruga është e asfaltuar.

Vila ka oborr te gjelbëruar me bar dhe 10 pemë ulliri dhe nje pus në gjendje funksionale.
Kati 1 përbëhet nga një verandë rreth 25 m2, sallon 30-40 m2, ambjent të vecuar gatimi dhe ngrënie, dhomë për magazinim ushqimesh, tualet dite me dritare, garderobë dhe lavanderi. Ky kat është i shtruar me parket dhe ka tavan me trarë druri te dukshëm

Kati 2 përbëhet nga shkallë druri, korridor-sheshpushim nga i cili marrin akses 3 dhoma gjumi, 1 dhomë garderobë dhe një tualet i madh me dritare që sherben këtë kat. Ky kat ëshë i shtruar me parket druri nencati me trarë druri te dukshëm.

Vila përbëhet nga mure perimetralë të trashë 40cm, dritare PVC produkt gjerman për një izolim perfekt, cati me tjegulla dhe izolim BRAMAC, sobë/oxhak me diegie druri që qarkullon ajrin e ngrohtë në katin e parë dhe të dytë. Vila furnizohet me ujë Selite i cili është i pijshëm dhe disponon gjithashtu sistem filtrimi.

Adresa:

Fshati Priskë, Dajt - Tiranë

Zona:

fresk-linze

Tipologjia:

vila

Gjendja:

Me hipotekë

Dhoma:

4

Banjo:

2

Siperfaqja Neto:

200m2

Orjentimi:

Veri, Jug, Lindje, Perëndim

Truall :

2110 m2

305,000.00 €
Apliko për pronën

Shiko të tjera